Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë qenë padiskutim kryefjala e mediave rozë vitin e kaluar. Dyshja i dha fund marrëdhënies së tyre disa vjecare, nga e cila kanë sjellë në jetë edhe një vajzë, Poem Blu.
Ledri Vula është munduar të qëndrojë sa më larg vëmendjes së publikut si edhe intervistave gjatë kësaj periudhe mirëpo mbrëmjen e kaluar, ai ka bërë një reagim në lidhje me ndarjen e tij të shumëpërfolur nga Sara Hoxha.
Teksa ka performuar në një “reality show” në Kosovë, Ledri është pyetur nga drejtuesi i programit se si është jeta “single”?
Ledri është munduar ta anashkalojë përgjigjen mirëpo ai ka pranuar se është mirë dhe ndihet i lumtur.
“Si është jeta ‘single’? pyet moderatori.
Ndërkohë që është përpjekur të pretendojë se nuk po e dëgjon pyetjen, ai është përgjigjur:
“Unë merrem me muzikë, për gjëra të tjera, pyesni Fatonin (referuar menaxherit të tij). Mirë jam, mirë. A po shihni të qesh? Shumë mirë jam”.
Kujtojmë se një veprim që i ka vënë “vulën” e fundit të marrëdhënies së Sarës dhe Ledrit ishte veprimi i këngëtarit, i cili ka fshirë nga kanali i “Youtube” këngën “Gjendja”, në klipin e së cilës shfaqet Sara.
Theksojmë gjithashtu se reperi ka fshirë të gjitha postimet e tij në rrjetet sociale, ku ka qënë së bashku me partneren e tij.
Sa i përket Sarës, ajo vijon të ketë të gjitha fotot ku shfaqet me Ledrin në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Nga ana tjetër, gjatë një intervistë të dhënë për “Pardon My French” në Top Albania Radio, Faton Shoshi ka sqaruar gjithashtu edhe thashthemet që qarkullojnë në media, ku përflitet se ndarja e Ledrit dhe Sarës është një “vepër” e krijuar prej tij.
“Nuk e di pse e kemi pasur nevojë për të bërë këtë vepër. Unë kur i shoh këto artikuj dhe këto gazetarë kur shkruajnë në emër dhe si e marrin guximin që të shkruajnë dhe po tregojnë histori po befasohem. Edhe unë jam i rezervuar kur flas për jetën private të Ledrit edhe të Sarës, por të flasë dikush i krahut të tretë…“, tregoi Fatoni



