Monday, December 22, 2025
spot_img

Latest Posts

I dhanë fund miqësisë së tyre? Sabiani HABIT rrjetin me këtë postim ndaj Ilirit!

Një nga miqësitë më të ngushta të krijuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania ishte ajo mes Sabianit dhe Ilirit.

Dyshja e quanin vëlla njëri-tjetrin brenda por duket se gjërat jashtë kanë ndryshuar.

Që pas daljes së Ilirit nga shtëpia ata nuk u panë më bashkë madje Sabiani deklaroi se pothuajse të gjithë banorët kanë ndryshuar pas daljes nga emisioni dhe kanë qenë ndryshe nga pritshmëritë e tij. I pyetur se kush ka përfituar me shumë nga ai, Sabiani i është përgjigjur se vëllai i tij duke e patur fjalën për Ilirin të cilit i referohej ashtu. Gjithashtu kur Sabiani festoi ditëlindjen nuk pati një urim nga Iliri.

Ndonëse në internet u përfol se kjo miqësi u prish, ka qenë Sabiani ai që ka reaguar nëpërmjet një postimi.

Ai ka publikuar foto me Ilirin e përbri shkruan: Qentë le të lehin, karvani ecën para vllacko.

E pra mesa duket marrëdhënia e tyre vazhdon e njëjtë duke mos pasur krisje. Ose ndoshta i kapi inati pas reagimeve në rrjet, e kryesisht nga Monika.

Ky postim solli “habi” në publik, pasi ishte Sabiani ai që tha që Iliri kishte përfituar prej tij brenda shtëpisë dhe me deklaratën e fundit bëri të gjithë të besonin “krisjen” e miqësisë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X