Friday, December 27, 2024
spot_img

“Një pjesë të parave ia dhurova Sabianit!”/ Nga raporti me këngëtarin te emisioni i Donaldit dhe dasma, flet Ilir Shaqiri

- Advertisement -..

E ka bërë Sabiani këngën e re për Ilir Shaqirin apo jo? Kur ironia në rrjetet sociale për raportin e tyre vijon, vetë protagonistët kanë thyer heshtjen duke treguar se çfarë po ndodh në realitet.

Teksa Sabiani bëri një reagim në Instagram duke hedh poshtë zërat, balerini qëndroi në heshtje. Në një intervistë për revista “Class” ai ka deklaruar se ata i kanë dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. “Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut. Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt.”-është shprehur ai duke anashkaluar deklaratën e këngëtarit që tha se Iliri ka përfituar prej tij teksa ishte i ftuar në “Më lër të flasë”.

E duke qenë se jemi te emisioni i Donald Veshajt, pse nuk i shkuar Iliri njërit prej rivalëve të tij më të mëdhenj në “Big Brother VIP” në program? “Sepse doja ta lija të fliste në shtëpinë e tij. Në fund të fundit, është emisioni i tij dhe titulli duhej t’i përshtatej Donaldit, jo mua. Të përsëritnim BBV në ditën e 137-të të tij, mendoj nuk do kishte kuptim për vetë titullin e emisionit.”– është përgjigjur Iliri kur është pyetur rreth kësaj.

Ai tha se për momentin, është i angazhuar me disa shfaqje, workshop-e dhe evente në Itali. Megjithatë ai duket i hapur për tu rikthyer për të jetuar në Tiranë duke thënë: “Për momentin, udhëtoj vazhdimisht pa harruar atë që kam krijuar në Itali dhe atë që jam në Shqipëri.  Këtë gjë e kam bërë gjithmonë, jo vetëm tani. Tirana dhe Shqipëria po bëhen gjithmonë e më të bukura dhe një ditë, mendoj se do jetoj aty ku linda.”

Raportet me kolegët balerinë janë përfolur shumë gjatë kohës që ishte në “Big Brother VIP”, por Iliri thotë se faktet flasin gjëra të tjera dhe koha i tregon historitë, falimentime apo suksesin e secilit. “Pas daljes, mora vesh shumë gjëra që ishin folur dhe trilluar në kurrizin tim, të shokëve dhe familjes sime. Lum ai që ka memorie për të kujtuar kush ishte dikur dhe kush është tani. E kaluara është po aq e rëndësishme sa e ardhmja, dhe unë di të shikoj mirë në të dyja drejtimet. Mesazhet inkurajuese të Holta Dulakut, Ermalit, Amit, Kledit, Dorianit, Klaudias, Garrison-it, Arminës etj., folën shumë qartë. Kush ndriçon vetë, nuk ka nevojë për dritën ose hijen e askujt tjetër.”- ka deklaruar fituesi i formatit të njohur.

“S’ka mbetur gjë më për investime, sepse gjysma e çmimit u dha për bamirësi, pa asnjë influencim ose detyrim dhe shumë shpejt do merrni lajmin sa gjë e bukur po bëhet.”– është shprehur ai i pyetur se ku do t’i investojë paratë e çmimit të madh. Mirëpo ka thënë se një pjesë të parave ia ka dhuruar Sabianit. “Gjëja më e bukur pas një eksperience të tillë është të falënderosh njerëzit që kisha dhe ndjeja pranë meje, prandaj përveç miqësisë, respektit, një pjesë ua dhurova Emanuelës dhe prindërve të mi për gjithë sakrificat e tyre, një pjesë i është dhuruar Sabianit për miqësinë e krijuar në shtëpi dhe për faktin që doja ta kisha me vete në finale dhe, sigurisht, një pjesë i është destinuar vëllait tim Olti, që s’e ka marrë akoma.”

Sa i përket planeve për dasmë balerini tha se dasmë ka gjithmonë dhe për momentin është duke menduar koreografinë në spektaklin e radhës që do mbahet në Shqipëri së shpejti. “Sa për dasmë, një të tillë e bëra duke zënë peshq, fotot dhe artikujt 2 javë para në plazh. Ne peshkatarët kemi një shprehje, QËLLOFSHI!”– ka deklaruar ai duke lënë të nënkuptohet se planet e dasmës mund të jenë shtyrë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X