Reperi i njohur shqiptar, Buta, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzi, ka ndarë ditën e sotme lajmin e bukur se është bërë baba për herë të parë.
Artisti ka publikuar një fotografi të vogëlushes të sapo ardhur në jetë, duke zbuluar njëkohësisht edhe emrin e zgjedhur.
Buta dhe partnerja e tij, të cilët janë bërë prindër të një vajze më datë 4 shkurt, kanë vendosur një emër tepër të veçantë për bekimin e tyre. Ajo do të quhet Irina Januzi.
“Vogëlushja jonë”, ka shkruar reperi bashkangjitur fotografisë së publikuar në Instastory, duke etiketuar gjithashtu edhe partneren e tij.




