Monday, March 9, 2026
spot_img

Latest Posts

Dua Lipa u shpjegon amerikanëve shprehjet shqiptare: “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, do të thotë…

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, e ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel, ka shpjeguar kuptimin e disa shprehjeve shqiptare.

Teksa moderatori i emisionit lexonte shprehet shqiptare, ylli i muzikës pop duhet që t’i tregonte se çfarë nënkuptonin.

“I ke bërë lekët rrush e kumbulla”, ishte shprehja e parë e lexuar nga Jimmy Kimmel dhe Dua Lipa e shpjegoi duke thënë: “Do të thotë ti shpenzosh të gjitha parat e tua për të pirë e për të festuar, për të bërë qejf. Pra rrush dhe kumbulla, rakia që vjen nga rrushi ose vera gjëra të tilla.”

Pjesë nga intervista:

Jimmy Kimmel: E kishte një dërrasë mangët

Dua Lipa: Si fillim qenke shumë mirë në leximin e shqipes….

Atëherë përkthimi fjalë për fjalë është “Të mungojnë dërrasat” që do të thotë pak a shumë si të thuash “të mungojnë disa vida, ke mungesë vidash”

Jimmy Kimmel: Sa për sy e faqe

Dua: Që do me thënë të bësh diçka vetëm për tu dukur pra vetëm për “show”.

Fjala që ka shkaktuar shumë të qeshura ishte shprehja shqiptare: “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, të cilën Dua e ka shpjeguar vetëm duke përkthyer fjalët: “Hip ose do të të vras zbrit ose do të të vras”, ç’ka ka shkaktuar të qeshura në studio.

Ndërsa Jimmy Kimmel e ka krahasuar shprehjen me një foto të Duas teksa ajo shihet e varur në një tub.

https://x.com/xhemajl_rexha/status/1755866511686734226?s=20

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X