Françeska Murati ka pak ditë që është futur në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” dhe duket se është e pakënaqur nga mënyra se si është pritur nga banorët e vjetër.
Gjatë një bisede dje me Gazmend Ujkashin, ajo e ka cilësuar të pahijshme sjelljen dhe mënyrën e tyre të komunikimit.
Françeska kërkon që ata të jenë transparentë dhe t’ia thonë përballë gjërat apo situatat që atyre nuk i pëlqejnë në lidhje me të.
“Vetëm këtë muhabet dinë, ti je kot, ti je në gjumë ik, ti ke hapur çadrat je pushim, u bajaten.
Jo vetëm Juli, ka shumë që i thonë këto gjëra. U lodha. Kam tre ditë këtu dhe u lodha nga ky muhabet. Ata le të sulmojnë, unë për atë punë jam këtu. U munduan të më kapnin mbrëmë, hajde pak këtu ti goce. Nuk është kjo mënyra e komunikimit të duhur. Hajde ti goce këtu më sqaro mua. Nëse ti ke një pakënaqësi mund të më vish përpara
Jam e komunikueshme, jam e hapur, nuk jam e mbyllur. Dhe të më pyesësh jam e pakënaqur me këtë gjë, a më jep dot një shpjegim? Kanë pakënaqësi ndaj meje, ndërkohë që ishin gjithë ata veta që votuan aty. Unë nuk bëra asnjë gjë jam në rregull me veten time”, tha Murati.



