Intervista e Edona James për televizion serb disa kohë më parë është kthyer sërish në mollë sherri, kësaj radhe në “Post Big Brother VIP Kosova”.
James u përplas me Kader Kicaj, që është edhe e dashura e fituesit të edicionit të dytë të BBVK, Lumbardh Salihu, e cila u shpreh se deklaratat e Edonës në Serbi janë ato që i kanë penguar fitoren.
Por Edona në tentativë për t’i kthyer përgjigje akuzave të Kaderit, duke sqaruar edhe njëherë kontekstin e intervistës së saj në televizionin serb, nuk i kurseu provokimet: “Mos fol ti që je mësuar t’u hipësh sipër burrave”.
“Dy muaj po t’i jap kohë dhe ky djalë [Lumbardhi] do të të lë”,tha ajo duke shprehur kështu mos besimin e saj mbi lidhjen e Lumit me Kaderin.



