Edhe pse Big Brother VIP Kosova ka mbaruar, rrjeti vijon të jetë i fiksuar me dyshen Blerando-Shqipe.
Të ftuar në puntatën post big brother, Blerando përfitoi nga rasti t’i kërkojë asaj diçka publikisht, gjë të cilën nuk e prisnim fare nga ai.
Ai i tha asaj që prej shtatë ditësh është duke e pritur që t’ia kthejë follow-in në Instagram, dhe priste që deri në fund të spektaklit Shqipja t’ia kthente follow-in.
Por ne ende nuk kemi parë gjë akoma. Deri në këto momente e kemi verifikuar se ajo ende nuk ia ka kthyer follow. Çfarë po ndodh mes tyre?




