Reperi i njohur Capital T në prag të publikimit të projektit të tij muzikor “Pi raki”, ka rënë pre e një grabitjeje.
Disa persona i kanë thyer xhamat e makinës duke i vjedhur ndër të tjera edhe laptopin ku kishte gjithë punën e tij.
Vetë reperi, përmes një Insta Posti u kërkon ndjesë fansave që u doli nga fjala duke mos sjellë projektin muzikor në kohë.
‘Sot është e pamundur të publikohet projekti “Pi raki”. Prej një pakujdesie, në një moment të caktuar, llaptopi është vjedh, na është thy makina. Uroj shpejt që kemi me hy në icloud me rikthy materialin. Momentalisht e kemi të pamundur. Më vjen shumë keq. Besoj për dy ditë, do lansohet, ose shpejt do ju njoftoj për datën e radhës. Ju kërkoj shumë falje dhe faleminderit shumë për përkrahjen’, është shprehur Capital T në video-mesazhin e tij.



