Kutia e Pandorës që u hap nga Graciano dhe dërgimi nga ai në televotim i Romeos, Heidit dhe Elvisit vazhdon ende të diskutohet në shtëpi. Së fundmi Graciano duke biseduar me Rozën shprehet se është i sigurt se Elvisi do të jetë i eleminuari dhe me largimin e tij Romeos “do t’i prihet krahu”, pasi ai është shoku i tij i ngushtë.
Graciano: Ai po përdor çfarëdolloj karte, duke shpikur nga jashtë.
Roza: Që të të sulmojë.
Graciano: Nuk ka për t’ia dalë. Atij kur t’i dalë Lisi, atij do t’i pritet krahu.
Roza: Po jo mo shpirt jo, bën shok tjetër Romeo.
Graciano: Jo, jo, si Lisi nuk ka. Se siç i rri Lisi…



