Sunday, March 8, 2026
spot_img

Latest Posts

“Lojën e kam me veten”/ Heidi zbulon arsyet pse duhet të qëndrojë në BB VIP

Tre banorët e nominuar në “Big Brother VIP 3” janë vënë mbrëmë përballë pyetjeve të banorëve dhe kanë treguar arsyet se pse duhet të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Heidi Baci është shprehur se nuk po bën lojë dhe se ka qenë vetvetja në shumë situata me të cilat është përballur deri më tani me banorët e tjerë.

“E vërteta është që unë nuk është se kam lojë. Qëndrimi im nuk ndryshon kurrë, thjeshtë u përgjigjem gjërave që më thonë. Nuk kam lojë apo strategji që të them do ta ndryshoj. Unë jam kjo dhe mundohem të sillem në mënyrë sa më të drejtë dhe të jem vetvetja. Zhgënjimi është me veten që ti e di ku e ke defektin tënd ke besim dhe u jep shanse njerëzve. Është nominim që nuk e konsideroj si të tillë. Unë lojën këtu e kam me veten të korrigjoj gjëra te vetja ime. Reflektimi i jetës tonë këtu është i asaj që jemi jashtë dhe të gjithë ju jeni kështu edhe jashtë”, tha ajo.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X