Saturday, March 7, 2026
spot_img

Latest Posts

“Kam qenë i lidhur me dy konkurrente të BBV3”- Stresi habit me deklaratën! Për kë banore bëhet fjalë?

Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku ndër të tjera ka komentuar edhe lojën e konkurrentëve të “Big Brother VIP”.

Teksa po fliste për debatin e Lediona Xheladinaj dhe Ilnisa Agollit, artisti është vënë përballë një pyetje me “spec” nga moderatorja.

Ke patur ndonjëherë marrëdhënie me ndonjë nga gocat që është brenda në Big Brother?”– e pyeti Elona, ndërsa ai tregoi se ka qenë i lidhur me dy nga banoret e kësaj shtëpie.

“Që janë aktualisht në BBV3? Po me dy. Ç’rëndësi ka. Nejse”– tha Stresi.

Përsa i përket lojës së Ilnisës dhe Ledionës, reperi tha: “I kam ndjekur dhe mendoj se Ilnisa është një matkë, pra një gocë e hedhur le të themi, e shkathët, e zgjuar e njeh qytetin e Tiranës mirë, ka shoqëri të zgjeruar ashtu si mendoj unë. Ledjonën nuk e njoh shumë realisht, por është një vajzë e guximshme, mendoj që duhet të japë më shumë në këtë format.

Ilnisa është vajzë e përgatitur me jetën. Është ironike, i shkon BBV dreqit (qesh) por ajo puna e martesës ishte gjë e gabuar. Nuk më pëlqeu. Flas si publik.”– tha ai.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X