Olsi Bylyku ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në Instagram për rrugëtimin e tij të shkurtër në Big Brother.
Ai hyri si një konkurrent me shumë porencial, por doli shumë shpejt si një lojtar që nuk luajti sipas atyre që e gjykuan.
Pikërisht për këtë ai ka ndarë sonte të vërtetën e tij në një rrëfim të gjatë.
Olsi thotë se ai nuk mund të dilte përtej vetes së vetë përtej pritshmërive që sipas tij produksioni kishte.
Në shkrimin e tij, Olsi rendit disa arsye se përse ai nuk ka nevojë për Big Brother si format, ndërsa mes rreshtash lexohen kunjat ndaj produksionit dhe televizionit.
Ai në fund flet për edhe për gjyqe, por të gjitha këto mbeten versioni i tij.




