Sipas ish-konkurrentit të Big Brother Anaid Kaloti, Meritoni do të ndahet shumë shpejt nga gazetarja Ilnisa brenda shtëpisë së BBV.
Në emisionin “E Diell”, ai argumentoi se marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar pas hyrjes në shtëpi të vëllait të Meritonit, i cili nuk pranoi të takonte Ilnisën.
“Meritoni do shkëputet nga Ilnisa. Me hyrjen e vëllait në shtëpi kanë ndryeshuar disa gjëra. Romeo e mbajti Lisin por la Meritonit. Nga ana tjetër, Faitoni me largimin e Lisit do përdore strategjinë e do i afrohet Romeos. Unë nuk kam parë ndonjë çift, vetëm njerëz që duan të marrin audiencë”-tha Anaidi



