Saturday, March 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Dea Vieri reagon pas videos virale ku prekej me Romeon

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ishte një ditë më parë e ftuar në “Big Brother Fan Club”, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo foli edhe për videon virale ku shihet mjaft e afërt me Romeo Veshajn në shtëpinë e BB VIP.

Ronaldo Sharka, i cili është në rolin e opinionistit në “BB Fan Club”, i tha Deas që në momentin që e preku aktori i njohur ajo nuk pati asnjë reagim. Ai e pyeti nëse ajo e ka parë videon dhe çfarë sqarimi ka për situatën e cila u komentua shumë në media.

“Po e kam parë. Ishte thjesht një moment afrimiteti, vetëm kaq domethënë, një prekje kaq. Nuk e zhvillova sepse nuk pata interes të zhvilloja diçka me Romeon. Nuk më pëlqeu”, u përgjigj Dea Vieri.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X