Saturday, March 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Ylli i pornografisë vetëvritet në moshën 36-vjeçare!

Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare aktorja e filmave për të rritur dhe kërcimtarja ekzotike, Kagney Linn Karter. Mediat e huaja shkruajnë se ajo ka kryer vetëvrasje.

Thuhet se ylli i pornografisë i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e saj në Palma, Ohio, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë miqtë e viktimës kanë hapur një faqe “GoFundMe” në emër të nënës së saj, në mënyrë që të mbledhin para për funeralin. Fondet shtesë do të shkojnë për shpëtimin e kafshëve.

Miqtë e saj, Rachel dhe Megan, shkruajtën: “Fatkeqësisht, pavarësisht arritjeve dhe talenteve të shumta mbresëlënëse, Cagney luftoi me problemet e shëndetit mendor me kalimin e viteve”.

Carter filloi në industrinë e pornografisë në fillim të viteve 2000 dhe luajti në filma të tillë si “Official Silence of the Lambs Parody “dhe “Not Married with Children XXX”.

Ylli është nominuar disa herë për çmimet Adult Video News, por ende nuk ka fituar një Oscar porno. Ajo u nominua në vitin 2011 si interpretuesja kryesore femër e vitit. Në vitin 2010, ajo u nominua për Starletin më të Mirë të Ri. Ajo ishte gjithashtu një modele dhe kërcimtare dhe kërcente në klube ekzotike ndër vite. Në postimin e saj të fundit në “Instagram” më 10 shkurt, ajo postoi një foto me bikini në plazh me mbishkrimin, “Përshëndetje nga Florida”.

Ajo u zhvendos nga Los Angeles në Ohio në vitin 2019 dhe hyri në palestra për kërcim pole, duke hapur studion e saj të kërcimit në Akron të quajtur Alchemy Pole Fitness.

“Edhe në ditët e saj më të errëta, ajo u shfaq në studio, gjithmonë e gatshme për të mësuar, për të kontribuar, për të përmirësuar veten”, shkruan miqtë e saj.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X