Saturday, March 7, 2026
spot_img

Latest Posts

U largua pa takuar banorët, Graciano tregon arsyen

Graciano Tagani ka lënë mbrëmë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Pasi Ledion Liço tha se i eliminuari i radhës ishte Graciano, ky i fundit u largua nga shtëpia pa përshëndetur banorët e tjerë.

Kur shkoi në studion e madhe të “Big Brother VIP”, Graciano u shpreh se është një person emocional që kreu veprime emocionale ndaj nuk donte t’i takonte.

Ndërkohë i pyetur se kush do ta fitojë këtë edicion të BB VIP, sipas tij, balerini i njohur tha emrin e Julian Dedës. Sipas Taganit, loja e aktorit shumë e rafinuar.

Pjesë nga biseda:

Ledioni: Pse nuk takove asnjë?

Graciano: Unë jam shumë emocional dhe kam bërë veprime emocionale prandaj dola duke mos takuar asnjë.

Ledioni: Ishe shumë i lezetshëm aty brenda për hir të së vërtetës.

Graciano: Nuk jam pishman për çfarë kam bërë, unë u futa për të luftuar dhe ky ishte testi më i madh. Ose do të luaja fort për të ecur shumë ose do të dilja në fillim. Nuk jam futur për të shtyrë ditët.

Ledioni: Ti del nga një televotim i fortë, por ka edhe nga ata brenda shtëpisë si Juli që thonë se ti e harxhove të gjithë municionin tënd.

Graciano: Po, ndoshta. Por doja ti dilja ballë çdo situate. E kuptova mirë çfarë banorët po bënin dhe mendova se kisha të drejtë të luftoja me secilin. Kjo nuk ka qenë rruga e duhur dhe ja ku jam, por realisht e shijova shumë këtë gjë.

Ledioni: Për çfarë do të të marrë malli më shumë?

Graciano: Për çdo sekondë në atë shtëpi, është me fat kushdo që është aty brenda dhe këtë e kam thënë përherë. Do të më marrë malli për emocionet, për debatet, për Romeon, për Eglën…

Arbri: Sipas mendimit tënd kush e fiton Big Brother?

Graciano: Është shumë herët për ta thënë, por loja e Julit është e rafinuar shumë.

Arbri: Juli domethënë?

Graciano: Deri tani mendoj se loja e Julit është në shina dhe shumë e kontrolluara.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X