Moderatorja dhe ish-banorja e BBVIP1, Einxhel Shkira me anë të një postimi në rrjetet sociale duket se ka ironizuar Romeo Veshajn.
Gjatë Prime-it të sotëm, është shfaqur një klip ku Jul Deda dhe Romeo Veshaj, janë zënë me tone të larta dhe në një moment ky i fundit i thotë ti je njeri pa argumenta.

Gjithashtu edhe Lediona është shprehur se: “Romeo nuk ka argumenta”.
Ndërkohë që ky i fundit i është përgjigjur: “ Ma shpjegoni nga google çfarë do me thënë argument. “
Menjëherë pas kësaj ka reaguar Einxhel e cila me ironi shpjegon fjalën “argument”.



