Ngjarjet e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” si dhe debatet e saj të shpeshta me Bardhin, duket se e kanë shqetësuar Sarën.
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, këngëtari i njohur pati mundësinë që të takonte motrën e tij, Afërdita. Kjo e fundit e këshilloi atë për lojën por edhe për lidhjen e tij me Sarën.
Gjithashtu Afërdita vendosi që të mos e takonte të dashurën e vëllait, duke thënë se ajo dhe familja mbështesin vendimet e Bardhit.
Ky moment duket se e ka prekur banoren e cila, në një bisedë me Ilnisën mëngjesin e sotëm në dhomën e gjumit, tregon e trishtuar se do të donte që edhe ajo të takonte një prej familjarëve të saj për të mësuar nëse i ka mbajtur ‘porositë’ që ata i kanë dhënë.
Pjesë nga biseda:
Sara: Kam thyer ca porosi dhe ca gjëra për të nisur këtë. Më pe si qaja dje? Qaja vetëm pse s’po më vjen një i familjes që të më konfirmojë këtë që po bëj. E fakti që nuk kanë ardhur më duket se janë duke më mbajtur inat për porositë që më kanë dhënë e nuk po i mbaj. E u preka shumë
Ilnisa: Po të kesh pak durim do t’i marrësh përgjigjet e pikëpyetjeve
Sara: Mendoj se kam kaluar kohë mjaftueshëm dhe bërë mjaftueshëm për të merituar të shoh një të familjes, kupton



