Saturday, March 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Sara zbulon se si rastësisht përfundoi në konkursin e bukurisë: “Isha në spital…”

“Suksesi fat apo punë”, kjo ka qenë tema që ka përballur Sarën dhe Bardhin pasditën e djeshme, ku secili prej tyre ka treguar eksperincat se puna apo fati i ka ndihmuar t’ja dalin në karrierat përkatëse.

Një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpinë e BBV, në të cilën është lexuar sfida e re që i është dhënë banorëve nga Vëllai i Madh.

Sfida me re, vendosi banorët përball njëri-tjetrit, të ndarë në çifte, ku do të diskutonin për tema të ndryshme, ku njëri duhet të ishte pro dhe tjetri kundra.

Ndërkohë që Bardhi ka mbrojtur faktin se me punë mund t’ja dalësh, Sara nga ana tjetër ka rrëfyer historinë se si rastësisht u përfundoi në konkursin e bukurisë, ku u shpall edhe fituese, duke besuar shumë në fat.

“Pata një incident të vogël dhe shkova në urgjencën e Durrësit për ta kuruar. Aty ka qenë edhe agjentja, e cila organizonte konkursin e bukurisë. Pasi më ka parë, më ka pyetur nëse kisha menduar ndonjëherë të merrja pjesë dhe unë iu përgjigja se nuk e kisha menduar. Me aftësitë e saj debatuese, më bindi dhe mora pjesë tek ky konkursi që e fitova dhe jo vetëm atë por edhe tjetrin pas tij. Më pas përfaqësova Shqipërinë në Miss Globe në vitin 2014, që ishte dera e parë që më hapi rrugën për eksperienca të tjera dhe unë do të isha këtu sot nëse nuk do të isha vrarë atë ditë në 2012 në Durrës dhe nëse nuk do e kisha takuar atë agjenten”, tregoi Sara.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X