Ditën e sotme, mediat online janë trazuar nga reagimi i grimierit të njohur, Dario Doka, i cili ka përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, ka hedhur akuza të forta ndaj Meriton Mjekiqit.
Ndërkohë që ka përdorur disa etiketime fyese për banorin e “Big Brother Vip 3”, ai gjithashtu ka plasur “bombën”, duke zbuluar se Meritoni i ka shkruar, duke i kërkuar për katërshe në hotel.
“Shpifsirë, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”, shkruan Dario në Instastory.

Deri tani nuk ka patur reagime nga profili zyrtar i Meritonit në lidhje me këtë deklaratë të grimierit të njohur.
Kujtojmë që Meritoni është një ndër banorët e parë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjatë qëndimit të tij, personazhi injohur televiziv është përballur me disa debate të shumta dhe madje së fundmi ai ka prishur marrëdhëniet e tij me Romeon dhe Erjolën, me të cilët ka patur një miqësi jashtë shtëpisë.
Teksa kanë qenë në oborr, Erjola dhe Romeo, të cilët janë miqtë shumë të afërt me Meritonin jashtë, kanë bërë një bisedë, duke i dalë kundër sjelljeve të Meritonit.
Romeo: Ja kam thënë (Meritonit) dy herë ‘kujdes, se je gjithë ky djalë, je i qeshur, kujdes!’
Erjola: Kam ngrënë e kam fjetur me të e me njerëz, e kam dashur me pastërti!
Romeo: Ka fjetur në shtëpinë time ai moj! Ia ka bërë babai im kafenë, ka fjetur në shtëpinë time, kam liruar krevatin, çfarë po thua?
Bardhi: Doja t’i thoja se Ilnisa bëri një pyetje shumë tendencioze dhe ishte gabim. ‘Pse ti s’po e merr Ilnisën të flasësh, t’i thuash mos mi sulmo shokët kot, se ti duhet të marrësh femrën tënde dhe t’i thuash’.
Erjola: Çfarë femre ka ai, ajo është më keq se burrat! Ky ka veshur takat ajo ka veshur këpucët e burrit, na lodhi!”



