Friday, March 6, 2026
spot_img

Latest Posts

Divorci mes Besit dhe Xhensilës, një manovër për të shpëtuar pasurinë?

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj prej disa ditësh janë shndërruar në çiftin më të komentuar në rrjet në lidhje me faktin se martesa e tyre është drejt fundit.

Dyshja, e cila ishte një ndër më të dashurat e publikut, përflitet se i kanë dhënë fund marteses pas disa kohësh që kishin probleme mes tyre.

Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej disa javësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale, madje së fundmi, Xhensila ka vendosur që të heqë nga gishti edhe unazën e martesës, duke ngritur akoma më shumë dyshimet.

Mirëpo, avokatja Nexhi Beqiri, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka hedhur dritë në të gjithë këtë zhurmë mediatike, ku sipas saj, Besi dhe Xhensila në fakt janë nën një hetim pasurie dhe çështja e divorcit është thjesht një manovër për të shpëtuar pasurinë e tyre.

Nuk është një përvojë e re, kanë ndodhur edhe në vende të ndryshme të botës. Çiftet që ndonjëherë nuk e kanë një pasuri të vërtetuar, pra që i nuk i kanë deklaruar të gjitha paratë me të cilën ata kanë vënë pasuri, një vilë 300 mijë euro apo 500 mijë euro, natyrisht për një kontroll që mund të vijë për arsye të ndryshme hetimi të cilat i dijnë ata që hetojnë, bëjnë një zgjidhje martese në mënyrë që çfarë mund të shpëtojnë nga kjo pasuri’- është shprehur avokatja.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X