4.5 vite burg është dënimi që mori ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves, pasi akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje në ambientet e një klubi nate në Spanjë.
Vendimi u dha mëngjesin e së enjtes në gjykatën ku Alves u dërgua me fugon policie. Avokatët e ish-futbollistit të famshëm kanë deklaruar se vendimi do të apelohet.
Nga ana tjetër vetë Dani Alves vijoi t’i mbetet deklaratës fillestare të tij duke pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me 23-vjeçaren por duke shtuar se kishte qenë me një pëlqim të dyanshëm.
Ndërkohë së fundmi ish-grua e futbollistit, Joana Sanz, ka postuar pa dashje në rrjetet sociale një letër që Alves i ka dërguar asaj nga qelia. Përpara se të dënohej me katër vjet e gjysmë burg të enjten, Alves i kërkoi falje ish-partneres dhe e falënderoi për mënyrën se si e përballoi këtë skandal.
Por jo vetëm kaq, pasi në letër gjithashtu ish-futbollisti shkruan se e do shumë dhe do jetë gjithmonë pranë saj.
Në letër shkruhej:
“Ajo që kam ëndërruar dhe çfarë vazhdoj të ëndërroj. Dua të marr të gjitha rrugët me ty. Nuk kam pasur gruan e gabuar, po, ishe ti. Nuk ka një ditë e vetme, asnjë moment, asnjë plan në të cilin nuk bën pjesë ti. Lutem çdo ditë që të vijë dita që të shoh të zgjohesh në mëngjes. Nostalgjia nuk është të mos e bësh dot tani. Kudo, sidoqoftë, sidoqoftë, me ty gjithmonë pranë. Ndiej ndjenja të çuditshme. Të dua”.