Thursday, February 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Po dilte nga koncerti, reperi i njohur qëllohet për vdekje

Një përplasje me armë ka ndodhur në Amsterdam mes dy bandave, ku reperi holandez Denzel Silo  i njohur si Bigidagoe ka mbetur viktimë.

U mësua se reperi u qëllua me plumb në pjesën e sipërme të trupit kur po dilte nga lokali. Edhe pse ai u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të rënda, ku  ndërroi jetë.

Të shtënat ndodhën pranë stacionit të Amsterdamit Sloterdijk, një qendër kryesore transporti, ndërsa Silos po merrte pjesë në festën “Një natë në Amsterdam” në Rhone Events Center.

Kjo nuk ishte hera e parë që reperi u përball me sulme me armë. Ai në gusht të vitit 2020 u qëllua me breshëri plumbash, pasi ka marrë pjesë në rrëmbimin e një tjetër reperi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X