Wednesday, February 25, 2026
spot_img

Latest Posts

Përflitet për një ndarje mes tyre, Chiara Ferragni zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe Fedez

Në një intervistë të fundit, Chiara tha se është lënduar nga sulmet që ka patur dhe se gjërat duheshin bërë dhe shpjeguar në një mënyrë tjetër.

Sa i përket ndarjes nga Fedez, ajo tha: “Ne flasim, jemi dy të rritur që e duam njëri-tjetrin dhe prandaj nuk do t’i mbyllim lidhjet nga një ditë në tjetrën.

Të dy po përjetojmë një periudhë krize, i kemi pasur edhe në të kaluarën, kjo është pak më e fortë, ndaj le të shohim.

“Gjithmonë mendohet se një personazh pas ekranit është një personazh artificial. Gjithmonë mendohet se pas çdo lëvizjeje që bëj, ka një grup ekspertësh, dikush që më këshillon, unë jam një strateg që vendos që unë dhe burri im të distancohemi për t’i bërë njerëzit të mendojnë se ka krizë. Por nuk është kështu, nuk ka strategji, më vjen keq që njerëzit mendojnë kështu.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X