Wednesday, February 25, 2026
spot_img

Latest Posts

Ndarja e tyre bëri bujë, Bes Kallaku dhe Xhensila janë akoma çift? Ja detaji që “tradhtoi” dyshen

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej disa muajsh janë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të zërave se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe dy fëmijë, Ajka dhe Amen.

Një lajm i tillë ende nuk është konfirmua nga ana e çiftit, megjithëse së fundmi aktori përmes një postimi në InstaStory, i ka shtuar dyshime se lajmet për ndarjen e tyre nuk janë të vërteta.

Besi ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video duke shikuar një ndeshje futbolli, ndërsa në sekondat e fundit në sfond dëgjohet zëri i një femre që thërret “shpirtë”.

Menjëherë pas kësaj në rrejt u aludua se ky mund të jetë zëri i gruas së tij Xhensila, duke nxitur dyshimet se çifti janë akoma së bashku dhe lajmet për ndarjen e tyre nuk janë të vërteta.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X