Silvi Topalli ka disa ditë që është futur në “Big Brother VIP 3”. Që në natë e parë të prezantimit, ai shprehu hapur pëlqimin për Erjola Doçin.
Me kalimin e ditëve brenda në shtëpi, Silvi ka shprehur gjithashtu interes që të njohë më mirë moderatoren e njohur. Ai herë pas here i bën komplimente Erjolës si dhe e vlerëson për karakterin dhe lojën e saj.
Madje mbrëmë pas përfundimit të spektaklit, Silvi ka marrë disa trëndafila të kuq që i erdhën surprizë Sara Karajt, dhe ia ka dhuruar Doçit.
Ndoshta këto janë sinjalet e para për të krijuar diçka më shumë se sa miqësi, gjë që edhe Erjola e ka lënë të hapur si mundësi.
Të paktën kështu është shprehur banorja në disa biseda me vajzat, ku ndër të tjera është shprehur se Silvi e tërheq si fizik por pse jo mund ta njohë më mirë edhe si karakter.
Mirëpo, jashtë duket se një prej miqve të saj nuk është dakord për këtë gjë dhe madje ka një paralajmërim.
Gazetari dhe moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ka ndarë një postim në “Instastory” ku shkruan se nëse Erjola bën një hap më tepër për të njohur Silvin bashkë nuk do të jenë më miq si më parë.

“Nëse Erjola lidhet me Silvin, apo merr qoftë edhe një hap të vetëm për ta menduar, me mua nuk ka më punë si shok. Nuk i flas më”, ka shkruar Ronaldo në postimin që e ka shoqëruar me një foto ku dy banorët janë duke u përqafuar.



