Chris Martin dhe Dakota Johnson janë fejuar pas 6 vitesh lidhjes. Vokalisti kryesor i Coldplay mësohet se i ka kërkuar dorën për martesë aktores pak kohë më parë.
“Ata nuk nxitojnë të planifikojnë dasmën, por thjesht janë të lumtur të zyrtarizojnë lidhjen e tyre”, tha një burim për Mirror.
Çifti thuhet gjithashtu se ka miratimin e ish-gruas së Chris Martin, Gwyneth Paltrow. Aktorja tetorin e kaluar u shpreh se e kishte shoqe e mirë Dakota Johnson duke shtuar se ajo është një person i adhurueshëm dhe i mrekullueshëm.
Dyshja kanë qenë të lidhur që nga viti 2017, por u ndanë shkurtimisht në 2019. Dakota, vajza e aktorit Don Johnson dhe aktores së nominuar për çmimin Oscar, Melanie Griffith, nxiti thashethemet se ishte fejuar në vitin 2020, kur ajo u fotografua me një unazë të madhe smeraldi në gishtin e majtë.



