Wednesday, February 25, 2026
spot_img

Latest Posts

E portretizuan si Joker, Chiara Ferragni reagon ndaj revistës së njohur

Një ditë më parë, revista e njohur “l’Espresso” publikoi kopertinën e re, e cila ka shkaktuar shumë diskutim në rrjet. Shkak është bërë zgjedhja e kopertinës, kushtuar Chiara Ferragni-t.

Kjo e fundit shfaqet e grimuar si Joker dhe menjëherë pati shumë kritika në rrjetet sociale.

“E shëmtuar dhe ofenduese”, “mos harroni se ajo ka fëmijë dhe familje”, “e turpshme”, “e tmerrshme”, shkruajnë shumë përdorues duke e komentuar atë në “Instagram” në llogarinë e vetë “Espresso”.

Dhe pak më pas mbërriti “përgjigja” e influencueses së famshme, Chiara Ferragni, e cila tha se “u ka dhënë një mandat avokatëve të saj që të vlerësojnë çdo lloj veprimi juridik, përfshirë atë për kompensimin e dëmeve materiale dhe jomateriale, ndaj shoqërisë botuese së revistës javore”.  

Në të njëjtën kohë, avokatët “paralajmëruan botuesin kundër botimit”, duke rezervuar “çdo veprim të mëtejshëm edhe pas rezultatit të kontrollit mbi përmbajtjen e artikullit”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X