Tuesday, February 24, 2026
spot_img

Latest Posts

Pas daljes nga shtëpia, reagon Bardhi

Dalja e Bardhit nga shtëpia e BIg Brother Vip 3 ka krijuar një zhurmë të madhe në media. Vëllai i tij, mbrëmjën e kaluar, i kërkoi Bardhit në transmetim të drejtpërdrejtë për të ndërprerë eksperiencën e tij pasi nëna nuk ishte në një gjendje të mirë shëndetësore. Mirëpo Sara, e cila ishte e pranishme në studio, ngriti dyshimet se ajo ishte në dijeni të daljes së Bardhit, ku la të nënkuptohej se ky ishte një vendim i menaxherit të këngëtarit pasi ai dhe familjarët e tij nuk ishin dakord me marrëdhënien e tyre.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia, Bardhi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Big Brother Fan Club”, duke shpjeguar se pavarësisht se çfarë familja e tij mendon, ai shpreson dhe beson që lidhja e tij me Sarën do vijojë edhe jashtë.

Gazetarja: Del kështu, pa bërë një javë nga dalja e Sarës, si ndihesh?

Bardhi: Nuk e di, unë nuk dola për Sarën por dola për mamin që mezi po pres ta takoj për ta parë se si është dhe para familjes nuk vjen asgjë tjetër.

Gazetarja: Brenda shtëpisë së Big Brother ke bërë deklarata të forta për Sarën, duke e quajtur madje dhe nënën e fëmijëve të tu. A do të vinte keq nëse familja juaj nuk do e përqafonte këtë romancë?

Bardhi: Po, do më vinte keq, natyrisht që po. Pres të takoj familjen time pikë së pari dhe nuk di asgjë se ku janë dhe se çfarë po bëjnë, si është nëna sepse kjo është primare për momentin.

Gzetarja: Do shkoje gjithësesi kundër aprovimit të tyre? Tani në këto momente, si e mendon?

Bardhi: Dua të di si është mami si fillim, këto pyetjet e tjera, me vjen keq por nuk kam as kohë t’i mendoj.

Gazetarja: I qëndron atyre që the për Sarën brenda shtëpisë?

Bardhi: Sigurisht që po, nuk ka arsye pse jo.

Gazetarja: Ti pate dhe një takim tani me Sarën pas daljes, a mund ta di shkurtimisht se çfarë të tha, pa hyrë në privatësinë tuaj?

Bardhi: Më tha se “dua të jesh këtu, takoje mamin, shihemi prap”, këto gjëra, shumë pozitive.

Gazetarja: Sara ka hedhur dyshime se familja juaj ose më sakt familjarët nuk janë dakord me lidhjen tuaj. Si u ndjeve kur e dëgjove Sarën?

Bardhi: Nuk e kam dëgjuar këtë sepse nuk kam qenë aty. Mezi po pres t’i shoh dhe të gjykoj në mënyrë të drejtë. Për aq kohë sa nuk di gjë, nuk kam koment.

Gazetarja: Sara edhe ti do jeni bashkë?

Bardhi: Shpresoj dhe besoj se po

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X