Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, bukuroshja ka lajmëruar se do të sjellë një projekt të ri për ndjekësit e saj, por me një surprizë në videoklip. Nuk dihet nëse kënga e re e Lorit do të quhet Donnerstag (E enjte) apo do të publikohet ditën e enjte në orën 23:59, megjithatë e dimë se pjesë e projektit do të jetë Hana, vogëlushja e saj shumë simpatike. Këtë e ka bërë me dije vetë reperja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Reperja e njohur Loredana së fundmi është takuar me futbollistin me famë botërore, Neymar. Reperja shqiptare ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet teksa pozon me futbollistin e njohur. Ajo nuk ka dhënë detaje të mëtejshme dhe nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë.
Kujtojmë që Loredana është përfolur së fundmi se ka nisur një lidhje me futbollistin nga Kosova, Edon Zhegrova. Shkak për këtë është bërë një fotografi ku shiheshin së bashku. Dhe mediat zviceriane kanë shkruar për dyshen duke hedhur dyshime për një lidhje. Ndërkaq, Loredana prej kohësh është përfolur në mediat rozë sa i përket lidhjes së saj me reperin e njohur Mozzik, një lidhje nga e cila kanë edhe një vajzë, të quajtur Hana.
Shumë spekulime ka pasur rreth lidhjes së tyre nëse janë rikthyer me njëri tjetrin apo jo por së fundmi ka qenë vet Loredana e cila ka shprehur se po e shijon jetën si beqare dhe se ndjehet shumë mirë vetëm.