Ditën e djeshmm, në mediat online ka qarkulluar një video, ku një person, i quajtur Artur, i cili pretendon se është babai i Sara Gjordenit, ka treguar rreth historisë së ndarjes nga nëna e Sarës.
Sipas tij, divorcin me ish-bashkëshorten e ka bërë për shkak të tradhtisë, ndërsa mohon të gjitha deklaratat e Sarës për dhunë.
Pas kësaj deklarate, Sara ka reaguar tepër e revoltuar ndaj akuzave të rënda të bërë nga babai i saj. Përmes disa postimeve të bërë në profilin e saj të Instagramit, Sara ka publikuar disa dokumenta, të cilat vërtetojnë arsyen e vërtetë të ndarjes së prindërve të saj. Sipas dokumentave, kanë qenë problemet ekonomike ato që kanë cuar prindërit e Sarës drejt ndarjes.
Ish-banorja e BBV e ka konsideruar atë si qenien më të ulët në tokë, duke i konsideruar deklaratat e tij si një braktisje për herë të dytë.
“Artur, sepse titullin baba se meritove kurrë. Sipas vendimit gjyqësor, ke deklaruar në vitin 1999 që jeni divorcuar pasi nuk mund të përballoje ekonomikisht martesën. Jo sepse ke kapur nënën time në tradhti. Turp për ty dhe gënjeshtrat e tua!”
“Mami im nuk të ka ndaluar kurrë të më takoje. E ka deklaruar edhe në gjykatë. Por, edhe pas kësaj zgjodhe të mos më kërkoje kurrë!”
N”uk e di kush të ka mësuar të dalësh dhe të mashtorsh apo për sa para sepse e di që gjendja jote ekonomike është e mjerueshme por dije se sot kuptova përse dajat, mami, gjyshërit dhe kushurinjtë nuk të deshën kurrë.“
“Ti nuk mund të jesh kurrësesi baba, që për pak famë hodhe baltë mbi mua dhe gruan që e rriti fëmijën tënd të vetëm me 100 sakrifikca ndërkohë që ti nuk investove as 10 lekë të vjetra për rritjen dhe shkollimin tim.“
“Si ke gojë të flasësh për fotografi në portofol? Si mundet një “baba” të dalë në intervista nëpër portale pa bërë përpjekjen më të vogël të kontaktoje me mua në fillim kur më dashke kaq shumë? Sot kuptoj pse në varrin e Milanit të vogël shkruhet vetëm “nga mami dhe Sara”.
“Turp Turp Turp. Sot ma thyeve zemrën për herë të dytë. Je shembulli më i keq i nëj babai dhe qenia më e ulët që ka shkelur në tokë”.
Modelja shqiptare, madje nuk u mjaftua me kaq. Ajo publikoi gjithashtu në Instagram edhe letrat e divorcit të prindërve të saj, duke fuqizuar tutje argumentet e dhëna.

Sara më tej ka sqaruar se nuk do donte kurrë që situata të kishte përfunduar deri këtu por nuk kishte zgjidhje tjetër.




