Monday, February 23, 2026
spot_img

Latest Posts

Ish-banorja e “BBVIP” Diola Dosti konfirmon lidhjen me biznesmenin 20 vite më të madh

Ish-banorja e Big Brother Vip, Diola Dosti ka konfirmuar romancën me biznesmenin shqiptar, Erolld Belegu.

Çifti përfliteshin prej disa ditësh që ishin në një romancë pasi publikuan pamje nga vende të ngjashme. Ndërkohë nutricionistja dhe biznesmeni konfirmuan lidhjen përmes postimeve në rrjetet sociale.

Erolld Belegu fillimisht publikoi një foto në makinë kapur për dore me një grua shoqëruar me një emoji zemre, por pa zbuluar identitetin e saj.

Në një postim të mëvonshëm, ai publikoi një imazh teksa Diola Dosti e puthte në faqe.

“Thjesht lumturi”, shkroi biznesmeni në foton ku ka bërë tag edhe ish-banoren e BBV2.

Çifti mësohet se kanë një diferencë prej 20 vitesh në moshë, por duket se nuk ka qenë aspak problem për lidhjen e tyre.

Diola Dosti është nënë e 3 vajzave me ish-partnerin e saj, gjinekologun nga Kosova,  Dardan Baftiu.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X