Monday, February 23, 2026
spot_img

Latest Posts

Miss-i shqiptar rrëfen betejën me kancerin: Është e rëndësishme të besoni në mrekulli

Ish-miss Kosova, Afërdita Paqarada, e para që ka mbajtur këtë titull në Kosovë, ka treguar për sfidat që ka pasur me sëmundjen e kancerit.

“Ka qenë një nga sfidat më të vështira që më është dashur t’i përballoj në jetë. Nuk është e lehtë edhe të flasësh, por kur e shoh rezultatin e bisedave të mija, që po ju ndihmojnë atyre, kjo gjë më përmbush edhe mua”, ka thënë Afërdita.

Ajo ka shpjeguar se ka shume njerëz të cilët e kontaktojnë për t’i kërkuar këshilla se si të përballen me këtë sëmundje.

“Edhe kur mendoni se shanset nuk janë në favorin tuaj, është shumë e rëndësishme të besoni në mrekulli dhe është më rëndësi që këta njerëz ta kenë përkrahjen e të dashurve dhe të afërmve, në mënyrë që një gjendje e tillë të tejkalohet”, ka thënë ajo në emisionin “Pro X” në Kohavision.

Afërdita Paqarada, në moshën 17-vjeçare është shpallur për herë të parë Miss Kosova në vitin 1990 dhe u bë e para kosovare që mbajti këtë titull.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X