Monday, February 23, 2026
spot_img

Latest Posts

Akuzat për ngacmim seksual, reagon për herë të parë vëllai i Egla Cenos

Egla Ceno ka akuzuar në “BBVIP” Saimir Kodra se vite më parë ai ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune gjatë, ndërsa moderatori ka paralajmëruar padi penale ndaj aktores.

Rreth këtyre deklaratave ka reaguar edhe vëllai i aktores, Beso Ceno gjatë një interviste për emisionin “Ëake UP”, ku tregoi se nuk ishte në dijeni të kësaj ngjarje që i ka ndodhur motrës së tij.

Megjithatë Besot tha që do ta mbështesë Eglën duke i qëndruar gjithmonë pranë sepse kjo është një çështje që prek të gjithë shoqërinë dhe jo vetëm motrën e tij.

“Nuk isha në dijeni të kësaj, kam parë shumë pak video. Sepse jam deri vonë në darkë i zënë. Unë personalisht jam një djalë i larguar herët nga Shqipëria. Jam pak tradicional, më shumë se rinia ime. I mbështes shumë kauzat e femrave, edhe për shkak të Eglës. Kam mësuar shumë prej saj. Duhet të kesh informacione para mbi të tilla gjëra dhe nuk mund të flas shumë. Ajo do të më ketë përkrahë, do i qëndroj gjithmonë pranë. Këto janë tema që prekin gjithë shoqërinë tonë.” – tha vëllai i Eglës.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X