Monday, February 23, 2026
spot_img

Latest Posts

“Qepe gojën”/ Egla kap mat Ilnisën dhe Liamin, çfarë po bënte dyshja që acaroi aktoren?

Vëllai i Madh u ka dhënë dje një mision sekret Ilnisa Agollit dhe Liam Osmanit. Dyshja duhet që të fshinte gjërat që përdorin më së shumti banorët në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe të bënin rrëmujë.

E teksa ata të dy ishin në mision, Egla Ceno i ka kapur mat. Madje ajo është acaruar nga loja e Ilnisës dhe Liamit. Aktorja nuk e pranoi veprimin e tyre duke e quajtur atë të turpshëm.

Pjesë nga biseda:

Egla: Ju nuk do i afroheni më gjërave të mia dhe ti nuk do të më afrohesh më

Liam: Ok

Egla: Unë jam e qetë fare

Ilnisa: Do të kritikosh këtë që shikove

Egla: Ti mos fol se nuk ke të drejtë fjalë

Ilnisa: Pse

Egla: Se e vendos unë. Qepe gojën

Liam: Kjo ishte një lojë që

Egla: Ky është turp nuk është lojë

Liam: Me vjen keq se ne thjeshtë donim të bënim një lojë në bazat e lojës pa kaluar kufijtë

Egla: Ky është turp nuk është lojë

Liam: Ne thjeshtë donim të bënim një lojë

Egla: Ti e din se çfarë mund të mendoj unë

Liam: Më lër të sqarohem

Egla: Mua nuk më detyrosh asnjë shpjegim, por vetes tënde po. Nëse të pëlqen ta bësh këtë lojë bëje, kënaqu. Shijoje dhe vazhdoni ta bëni. Dua të mos më afrohesh më ti dhe mos më prekni gjërat. Të tjerat shikoni dhe bëni sepse jeni të rritur.

Liam: Ok

Egla: Ti mua nuk më pëlqen dhe dua ta dëgjosh nga goja ime. Ti bëre një tjetër Liam te dhoma e gjumit dhe ndryshe je tani

Pas bisedës me Liamin, aktorja zgjoi nga gjumi të gjithë banorët duke u treguar se shtëpia është kthyer përmbys nga Ilnisa dhe konkurrenti i “BB VIP3”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X