Teksa po bisedonte me Rike Roçin, Liam Osmani tregoi se ka shumë dëshirë që Ilnisa Agolli të eleminohet nga “Big Brother VIP”.
Sipas banorit, nëse Ilnisa del nga shtëpia, Meriton Mjekiqi do ulet më këmbë në tokë dhe do të shfaqë veten.
Megjithëse Rike u shpreh se Meritoni do të dalë shumë më mirë nëse është vetëm.
Pjesë nga biseda:
Liam: Unë ditë për ditë kam shkuar dhe e kam kërkuar, i kam dalë përballë. Pastaj mosmirënjohja që ka ( duke folur për Jetmir Salaj)
Rike: Ti mendon që do dalë ai
Liam: Kam qef jo se mendon. Mendoj se do të dalë Ilnisa që edhe Meritoni do të bie pak me këmbë në kokë. Dua të shikoj Meritonin vetë vlla, kush është Meritoni
Rike: Unë mendoj që Meritoni vetëm del më mirë
Liam: Më mirë?
Rike: Po
Liam: Hajde ishalla! Ta shikojmë tani



