Thursday, November 21, 2024
spot_img

Kërkoi 600 mijë euro për Big Brother?/ Arbana Osmani tregon arsyen e largimit

- Advertisement -..

Arbana Osmani ka folur për herë të parë për largimin nga drejtimi i Big Brother Vip Albania. Në një podcast me Mira Kazhanin, Arbana u shpreh se nuk ka pasur asnjë arsye konkurete që të largohet nga Top Channel, duke e lidhur me jetën e saj personale dhe jo me ndonjë konflikt të mundshëm me drejtuesit e televizionit.

“Nuk ka arsye për të folur për të shkuarën. Sepse gjallë jemi të dy dhe unë dhe Top Channel. Dhe jemi shumë mirë të dyja palët. Të bësh Big Brother 5 muaj në një vend të vogël si Shqipëria nuk është e lehtë. Ta bësh me tre fëmijë të vegjël, bëhet më e komplikuar. T’i shtosh një projekt të ri si Festivali ishte një tjetër gur për t’u mbajtur fort. Të jesh edhe suportuese ndaj partnerit kur ka një projekt të rëndësishëm. Të ruash të gjitha këto ekulibra nuk është e thjeshtë. Të marrësh pushim nuk do të thotë që është prishur. Mund të marrësh pushim se është momenti të shijosh disa gjëra të tjera.

Më vjen keq t`ju zhgënjej. Nuk ndodhi asgjë. Unë e shpjegova pak momente më përpara. Vija nga një periudhë shumë e ngjeshur dhe vendimi im për të vazhduar projekte, dëshira, qoftë edhe qëndrimi më shumë me fëmijët, ndjekja e pasioneve të mia, hapja e një sipërmarrje të re, bërja e gjërave ndryshe. Unë e kam bërë Big Brother për shumë shumë vite. Kam bërë programe të tjera për shumë vite. E kuptoj që publiku është i lidhur me mua shumë në figurën e Big Brother, aq më tepër gjatë këtyre dy viteve të fundit, ku Big Brother ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm”, deklaroi Arbana.

Arbana komentoi edhe titujt e portaleve të cilat kanë aluduar se ajo ka kërkuar 600 mijë euro nga Top Channel për të bërë këtë edicion të tretë të BBV.

“Nëqoftëse unë do të kisha vendosur paratë si një pikë vendimtare që ka të bëjë me vendimet e mia të rëndësishme, do kisha qenë o shumë, shumë e pasur o shumë, shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time. Puna ime bëhet me shumë zemër. Në çdo aspekt. Qoftë në biznes, qoftë në televizion, qoftë në çdo hapësirë. Nuk janë kurrë paratë ato që orientojnë një vendim. Janë shumë të rëndësishme dhe mendoj qeë gjithsecili nga ne duhet të kërkojë patjetër para nëae mendon se vlen, por kurrë duke qenë ato vendimtare për një zgjedhje të caktuar”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X