Sunday, February 22, 2026
spot_img

Latest Posts

Një ditë pas dasmës, Heidi Baçi takon prindërit e Romeo Veshaj. Çfarë mendimi kanë ata për Heidin?

Heidi Baci, banorja e Big Brother VIP, e cila edhe u martua në shtëpi me Romeo Veshajn është surprizuar nga prindërit e këtij të fundit.

Ata janë futur brenda në shtëpi për ta përshëndetur, por Heidi në fillim  nuk është afruar pasi ka deklaruar se nuk i njeh.

Ata kanë pasur një takim shumë emocionues dhe nëna e Romeos tha se dasma i ka pëlqyer shumë gjithashtu edhe nusja. Nga ana tjetër babai i Romeos shprehet se burrat e vërtetë qajnë.

Pas janë takuar me Heidin, ka qenë Romeo ai që i është bashkuar prindërve në dhomën e ndenjes, ku mes emocioneve të forta kanë përqafuar njëri-tjetrin.

“Dasmën e kemi parë, na ka pëlqyer shumë. Heidi  një super nuse, por edhe Romeo një yll”, tha nëna e Romeos.

“Unë jetoj me prindërit, shpirt mirëserdhe. Ne kemi dhomën tonë…shpresoj ta keni mbaruar shtëpinë. Ja për këtë ke luftuar?”, tha Romeo, duke iu drejtuar Heidit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X