Nuk kishte se si të mungonte në Kanë, Meryem Uzerli e njohur për publikun shqiptar përmes serialit më të sukseshëm historik të të gjitha kohërave në Turqi ‘Sulejmani i Madhërishëm’, ku luante rolin kryesor “Hyrremin”.
Së fundmi ylli i kinematografisë turke ka pasur fatin të parakalojë në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Prej disa vitesh ajo i mungon kinematografisë, duke u fokusuar tek jeta e saj private, ndaj ky Festival, e riktheu edhe njëherë në qendër të vëmendjes. Ajo postoi imazhe nga eventi ku dukej mahnitëse me fustanet prej një “zane” që kishte përzgjedhur për tapetin e kuq duke konkurruar (vetëm me Oscars dhe Met Gala).
Pasi u anulua në vitin 2020 për shkak të pandemisë, Kana u kthye me vrull të plotë vitin e kaluar dhe yjet janë edhe një herë gati për të dhënë një energji magjepse këtë vit.