Saturday, February 21, 2026
spot_img

Latest Posts

“Nuk më intereson fare”- Heidi indiferente ndaj “vëllait”, Romeo këshillon banoren: Nuk është gjë e bukur…

Banores së Big Brother, Heidi Baçi i është dhënë një mision sekret nga “Vëllai i Madh” para pak ditësh.

Ajo duhet të bënte banorët që të besonin se ajo kishte edhe një vëlla më të madh.

Misioni mori përmasa të tjera, në momentin që “Vëllai i Madh” vendosi të fuste si konkurrent të ri “vëllain” e saj.

Heidi dhe Lidi Deila duhet ta vazhdojnë tanimë misionin e tyre deri të shtunën, në mënyrë që çmimit të madh t’i shtohen dhe 10 mijë euro.

Gjatë mbrëmjes, Romeo e ka pyetur disa herë në lidhje me vëllain, por Heidi është treguar moskokëçarëse, duke i thënë partnerit të saj që nuk i intereson vëllai.

Sipas saj ajo ka folur më vëllain vetëm kur kanë lindur fëmijët dhe kaq.

Romeo: Se mos ma ngacmojë atë Lidin ata.

HeidiKujt i intereson? Nuk më intereson vërtet, por ti nuk më beson mua.

RomeoUnë mendoj se të intereson.

Heidi: Jo, se e thua ti? Ai më ka marrë në telefon kur i kanë lindur fëmijët dhe ok.

Romeo: Edhe?

Heidi: Nuk më ka interesuar. Nuk më intereson fare, hiç.

RomeoOk nuk është ndonjë gjë e bukur të mos të të interesojë

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X