Friday, February 20, 2026
spot_img

Latest Posts

Heidi flet për eksperiencën në “Grande Fratello”: M’u krijua ankth!

Heidi Baçi ishte një ndër konkurrentet që bëri bujë me pjesëmarrjen e saj në “Grande Fratello”, për shkak të historisë konkurrentin Massimiliano Varrese.

Pas vizitës të babait të saj, ajo la në mes garën për të fituar çmimin e madh, pas i ati nuk dëshironte që ajo të lidhej me aktorin, i cili ishte në një moshë shumë të madhe se ajo.

Gjatë një bisede me banorë, Heidi ka treguar se pas daljes nga “Big Brother Italia”, ka përjetuar gjendje ankthi, për shkak të famës së madhe që ajo mori në këtë reality show.

Edhe erdhe prapë këtu ti!” i tha një nga banorët, ndërsa konkurrentja u shpreh se tani është në rregull dhe nuk e vuan më këtë pjesë sepse është mësuar me famën.

“Kur hy aty ti nuk e di se çfarë do të ndodhi. Je ti me ata 20 vetë dhe je në rregull. Kur dola mua më shkaktoi ankth. Mua mu bë e kundërta. Dhe prisja që të kalonin ditët që të harrohej dhe të isha prapë e qetë.

Tani është ok, sa të mësohesh pastaj e shfrytëzon. Momenti i parë për mua ka qenë i keq. Ideja që të dalësh në rrugë dhe të njohin mua ma hiqte trurin. Mua më pëlqen kallaballëku por që jam shumë e rezervuar si njeri“- tha Heidi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X