Friday, February 20, 2026
spot_img

Latest Posts

“Jam përballur me frikërat më të mëdha”/ Dea Michel i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Dea Mishel ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se këtë fundjavë ajo është përballur me disa prej frikërave të saj më të mëdha për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ish-banorja e edicionit të dytë të BBV ka treguar se pas vizitave të shumta, asaj i është dashur të kryejë një operacion që ka zgjatur mbi katër orë.

Ndërkohë që fatmirësisht cdo gjë ka shkuar mirë për moderatoren, ajo nuk ka harruar pa falenderuar të gjithë stafin mjekësor që është kujdesur për të si edhe familjarët që i kanë qëndruar afër.

Bashkangjitur një fotografie nga ambjentet e spitalit, Dea shkruan:

“Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë. Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve. Ndërkohe koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla(të mëdha) që shpesh i marrim për të mirëqena. Falë Zotit cdo gjë shkoi mirë. Mirënjohëse për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve!”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X