Friday, February 20, 2026
spot_img

Latest Posts

Eglit Doda “thumbon” Meritonin dhe Liamin: Njëri përndjek gratë, tjetrin e kap policia për mashtrim…

Pas krisjes së miqësisë së Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqit në shtëpinë  e “Big Brother VIP”, nuk kanë munguar debatet mes dy djemve, ku i tillë ishte edhe ai i ditës së djeshme.

Me tone të larta, dyshja janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin, ndërsa moderatori i ka përmendur familjen Romeos.

Për të mos mjaftuar kjo ky i fundit është “përplasur” edhe me Liam Osmanin, i cili në një moment i drejtohet aktorit: “Ti s’e di çfarë është burrëria”.

Rreth këtyre situatave ka reaguar edhe miku i Romeos, Elgit Doda përmes një postimi në InstaStory.

“Kush ka ngel me tregu për burrërinë, njëri që e ka kapur policia për mashtrim në mes të emisionit, e tjetri që përndjek gratë. E që të dy i ngacmojnë tjetrit vajzën që ka në krah, vetëm për ta nxjerrë nga vetja. Hajde burrni hajde. Vetëm durim vëlla”- ka shkruar Elgiti, duke thumbuar dy djemtë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X