Egla Ceno dhe Romeo Veshaj kanë debatuar me njëri-tjetrin pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP3”. Shkak është bërë zgjedhja e 3 banorëve nga ana e aktorit për të shpëtuar nga nominimi.
Si lider i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Romeo kishte mbrëmë të drejtë të bënte imun edhe 3 banorë të tjerë dhe ai tha: “Heidi, Lidi dhe Egla”.
E mesa duket Eglës i ka mbetur qejfi se pse Veshaj tha emrin e Lidi Deliajt para emrit të saj.
Ndërkohë në mes të këtij debati ka hyrë dhe Meriton Mjekiqi, i cili ka thënë: “Pse po aktroni?”, kjo pasi për të nuk është dukur një debat ‘i vërtetë’, duke marrë parasysh që Egla dhe Romeo kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin që pas rifutjes së Cenos në shtëpi.
Pjesë nga debati:
Egla: Nuk të ankohem unë ty mo, o buzëqumësht! Unë po të komunikoj.
Romeo: Thjesht po prisja të ktheheshe edhe u ktheve në mënyrën më të shëmtuar!
Meriton: Pse po aktroni, a mund ta di?
Romeo: Të lutem më lër të flas, ta kërkoj si ndjesë
Meritoni: Edhe unë po të kërkoj ndjesë
Romeo: A të shpëtova zemra, ça do më?
Egla: Kur?
Romeo: Ti do thjesht të kapesh
Ergla: Kur? Pas kujt?
Romeo: Do thjesht të kapësh, siç e ke bërë edhe Prime-n e kaluar
Egla: Më përgjigjesh dot?
Romeo: Pas kujt? A të zgjodha
Egla: T’u kujtua emri
Romeo: Seriozisht e ke? Ti do thjesht të kapesh
Egla: Atëherë je një çun i keq, shumë i keq, edhe për këtë që po bën



