Konkurrentja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati ka rrëfyer për herë të parë ‘luftën’ që ka kaluar me buliminë.
Gjatë një bisede me banorët, modelja tregoi se në periudhën e adoloshencës ka vuajtur nga bulimia rreth 2 vite rradhazi.
E teksa Julian Deda e pyeti banoren se a ka frikë që bulimia mund ti rikthehet sërish, Françeska tha se “jo” sepse tashmë është bërë shumë e fortë pas shumë gjërave që ka kaluar në jetë, duke treguar se ka qenë bashëshorti i saj i cili e ka ndihmuar që ta kalojë këtë gjendje.
Pjesë nga biseda:
Françeska: Kaloja gjithë ato gjëra që kaloja gjatë ditës nuk konsumoja ushqim, dhe kur vija në shtëpi u ulja para televizorit dhe haja akullore, patetina, çokollata. Konsumoja çdo gjë që më vinte përpara thjeshtë që të ndihesha mirë.
Vetëm konsumoja ushqim, kur vite darka bija në qetësi dhe më vinin në mendje budalliqet dhe pastaj u pendoja që kam ngrënë kaq shumë. Thoja o zot sa shumë kam ngrënë, do shëndoshem dhe do bëhem si gomarë, do më bullizojnë. U ndjeja keq me veten time që kisha abuzuar dhe ushqimin. E vetjma gjë që mund të kontrolloja ishte kjo dhe pastaj nga kjo ndjesia e keqe që kisha shkoja dhe vjellja. Nga stresi e kaloja me ushqim.
Juli: A ke frikë që mund të të kthehet kjo?
Françeska: Momentalisht jo, sepse kam kaluar shumë gjëra në jetën time dhe jam bërë shumë e fortë. Unë u ndija keq dhe pasi vjellja ndihesha mirë, ndjeja si lirim.
Juli: Sa kohë ke pasur kështu?
Françeska: 2 vite në periudhën e adoloshencës. Më ka kapur pak në moshën 20 vjeçare, pastaj në moshën 21-vjeçare, pastaj e ndalova. Kam pasur fatin që kam pasur në krahë bashkëshortin.



