Thursday, February 19, 2026
spot_img

Latest Posts

Olivia Rodrigo refuzoi t’i merrte buqetën, fansja ja hedh në kokë

Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur në koncertin e këngëtares Olivio Roodrigo. Ylli i muzikës pop u godit në kokë me një buqetë me lule gjatë koncertit të saj në Madison Square Garden në New York mbrëmjen e së martës. Në videon që po bën xhiron e rrjetit, shihet këngëtarja teksa përshëndet fansat brenda sallës.

Në një moment njëra prej tyre e cila po mbante në dorë një buqetë me lule ja hedh në kokë, pasi artistja refuzoi ta merrte. Në komentet në rrjetet sociale, shumë e konsideruan veprimin ‘e vrazhdë’ dhe të papranueshme duke u shprehur të shqetësuar se këngëtarja mund të ishte lënduar.

“Shpresoj që Olivia të jetë mirë pas një gjesti kaq të vrazhdë. Çfarë mungesë respekti”, “Disa nga këta prindër nuk i kanë rritur mirë fëmijët”, “Etika e koncertit është zhdukur”, ishin vetëm disa nga komentet në rrjet.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X