Mirëpo ditën e sotme Jori ka nxitur dyshimet e publikut se çifti e kanë çuar romancën në një tjetër stad, atë të fejesës.
Ish-banorja e “BBV” ka postuar në InstaStory një foto, duke ndarë me ndjekësit thonjtë e saj të rinj, ndërsa ajo që ra në sytë e publikut ishin dy unaza në gishtin e fejesës së Jorit.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të mendojnë se Jori dhe reperi janë fejuar megjithëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e modeles.



