Pasi janë zgjuar, Jetmir Salaj dhe Liam Osmani janë ulur në oborr teksa kanë folur dhe komentuar lojën e banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP3”.
Ka qenë Jetmiri i cili është shprehur se disa prej tyre lëvizin ‘tufë’, ku gjithashtu është shprehur se Julian Deda është një prej lojtarëve që është super i trembur.
“Këto, Françeskën, Meritonin i ke në botën e tyre. Secili në punën e tyre, ndërsa Heidi, Romeo, Lidi dhe Egla, ata lëvizin tufë, sepse janë të tillë lojtarë që nuk luajnë dot vetëm. Po dhe Deda ë, mos e shiko ashtu. Ai është super i trembur!”, shprehet Jetmiri.



