Ledjona Xheladinaj është shndërruar në një personazh mjaft të dashur për publikun shqiptar si gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV3 por edhe pas eleminimit të saj.
Ndërkohë që ishim mësuar ta shihnim me flokët brune, gazetarja e njohur ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik në pamje.
Pasditën e sotme, Ledjona ka treguar përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, se i është bashkuar grupit të flokëve të kuqe. Por jo vetëm kaq, ajo ka vendosur të zgjasë gjithashtu flokët e saj, duke prezanuat një pamje krejtësisht të re.




